Leonora Jakupi martohet në 2023-shin? Këngëtarja flet hapur: Po, jam në një lidhje

Këngëtarja Leonora Jakupi ka lënë të nënkuptohet se do të martohet vitin e ardhshëm.

Në një intervistë në emisionin “Favoriti i Botërorit”, këngëtarja pranoi se është në një lidhje.

“Se di a do ketë dasmë, por po them po”, u shpreh ajo. Leonora Jakupi është në një lidhje të gjatë me biznesmenin Nexhat Krasniqi.

Lidhja e gjatë e çiftit nuk është konfirmuar kurrë nga të dy, por miqtë e afërt ishin në dijeni të kësaj historie që vijonte prej më shumë se 10 vitesh.

Leonora Jakupi është ndër personazhet më hermetike në jetën private, ku gjithnjë është shfaqur vetëm në sytë e publikut.

Pjesë nga intervista:

A është 2023-shi viti i dasmës tënde?

Se di a do ketë dasmë, por po them po.

Nënkupton që je në një lidhje?

Po

A të kanë luftuar koleget në fillim të karrierës

Po

A ke të drejtë të udhëtosh në Serbi?

Jo, kam qenë në listë të zeza. Nuk e dija, kur më thirrën në një fushatë, fillimisht s’më treguan fare. Tani nuk e di a më kanë larguar nga lista.