Leonardo DiCaprio do të bëhet baba për herë të parë

Mesa duket aktori Leonardo DiCaprio dhe partnerja e tij Camila Morrone jo vetëm që janë martuar në fshehtësi por se gjithashtu do të bëhen prindër për herë të parë.

Modelja 22-vjeçare do të shfaqet në numrin më të ri të revistës “Ok!” me një fustan të bardhë nuserie. Dyshja thuhet se janë martuar pak kohë pas ceremonisë së ndarjes të çmimeve “Oscar” pasi bukuroshja ishte shtatzënë.

Lajmin e mirë ata e kanë dhënë gjatë festës që bëhet pas “Oscars” ku edhe janë përlotur me miqtë e tyre mbi këtë gëzim.

Leonardo DiCaprio më në fund do të bëhet baba pasi kishte kohë që e dëshironte këtë gjë.