Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone fotografohen sëbashku

Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone u arratisën në plazh në fillim të kësaj jave. Aktorët u panë së bashku të martën duke shijuar diellin dhe dallgët teksa ishin në St. Barts në Karaibe. Ndërsa DiCaprio, 47 vjeç dhe Morrone, 24 vjeç, janë të lidhur që nga viti 2017, çifti e ka mbajtur lidhjen e tyre private, duke u parë rrallë së bashku në publik.

Në shkurt 2020, DiCaprio dhe Morrone dolën per herë të parë si çift kur u ulën së bashku në rreshtin e parë të Oscars, ku ai mori një nominim për rolin e tij kryesor në “Once Upon A Time in Hollywood”. Në qershor të atij viti, çifti festoi ditëlindjen e 23-të të aktores në një jaht së bashku me disa miq të tyre. Një burim i tha “PEOPLE” në atë kohë se DiCaprio “zakonisht është shumë i pavarur, kalon shumë kohë me miqtë, por për shkak të bllokimit, ai ka kaluar më së shumti kohë me Camila-n”.

“Atij pëlqen të jetë me të,” tha burimi, duke shtuar se ata “janë shumë afër” dhe se ylli i Don’t Look Up dukej “serioz” për Morrone. “Leo ka kaluar 24/7 me Camila për muaj të tërë në shtëpinë e tij.”

Morrone foli më parë për marrëdhënien e saj me DiCaprion, duke thënë se diferenca e tyre e moshës 23-vjeçare nuk e shqetëson atë.