Leonard Solis: Mos pështyni në rrugë, është vrasëse!

Ish-ministri i Shëndetësisë, mjeku Leonard Solis, i ftuar në Arena në Dritan Hila në RTV ORA, ka bërë apel që qytetarët të mos pështyjnë në rrugë, pasi sipas tij, kjo gjë është vrasëse.

Solis: Mos pështyjnë mor burrë, e kanë pasion, sport kombëtar, edhe gratë me buzëkuqe. Dhe kur tamponi të del negativ, thonë që duhet aspiruar, dhe doktori e tha shumë mirë, dhe duhet marrë thellë, këta ta nxjerrin vetë, në mes të rrugës, është masive. Hapin dyert e makinave, atë punë bëjnë në mëngjes, është e frikshme, gra e burra, e kanë shprehi, kjo është vrasëse./ I.M-Dritare.net