Lei Kraja lë Supersportin, ja ku do e shohim moderatoren tani e tutje

Lei Krajan nuk do ta shohim më në Supersport.

Moderatorja, e cila ka rënë gjithmonë në sy për bukurinë e zhdërvjelltësinë e saj në ekran, ka vendosur që tani e tutje të bëhet pjesë e një tjetër televizioni.

Revistawho mëson se Lein tani e tutje do ta shohim në Euronews, megjithatë detaje të tjera mbi këtë zhvendosje mbetet t’i mësojmë ditët në vazhdim.

Vetë Lei nuk e ka bërë ende të ditur këtë lajm, duke preferuar të na e lërë surprizë daljen e saj në Euronews kur të vijë koha e duhur.