Ledionin mund ta shihni vetëm në Instagramin e Sarës

Ndonëse shumë herë kur shohin fotot e Sarës, ndjekësit janë kuriozë për Ledionin, ky i fundit ka vendosur të shfaqet përherë e më rallë në rrjetet sociale. Megjithatë Sara është kujdesur kohët e fundit, që ta rikthejë avash avash Ledionin në ‘Instagram’.

Pak më parë ajo ndau një moment feste nga dje me Ledionin. Të kombinuar në ngjyrat bardhë e zi, çifti ka marrë komplimentet e ndjekësve.

Fotot e Licos janë aq të rralla sa këto me Sarën marrin menjëherë vëmendjen e audiencës. Megjithatë pak ditë më parë Sara zbuloi se të gjithë do të çmallen me Ledionin sepse rikthimi i tij në televizion do të jetë së shpejti./revistawho.com