Lazer në sytë e Schmeichel: UEFA nis procedim disiplinor kundër Anglisë

Gjysëmfinalja Angli-Danimarkë ka zbritur nga fusha në tryezën e komisionit disiplinor. UEFA në fakt ka njoftuar se ka hapur një procedim disiplinor kundër Anglisë, pas gjysmëfinales së Euro 2020 të fituar kundër Danimarkës. Akuzat janë tre, por më kryesore është lazeri i drejtuar në fytyrën e portierit danez Casper Schmeichel.

Përdorimi i lazerit nga tifozët anglezë kundër Schmeichel në kohën e ekzekutimit të penalltisë së Kane, ka qenë edhe pika më e rëndë e akuzave, duke qenë se bëhet fjalë për episodin vendimtar të ndeshjes, ku u shënua edhe goli që kualifikoi Anglinë në finale. Në fakt, portieri danez arriti të priste goditjen e sulmuesit të Tottenham, por topi mbeti sërisht në këmbët e Kane që shënoi me portën e zbrazët.

LONDON, ENGLAND – JULY 07: Kasper Schmeichel of Denmark confronts Assistant Referee, Hessel Steegstra as Match Referee, Danny Makkelie (not pictured) awards England a penalty during the UEFA Euro 2020 Championship Semi-final match between England and Denmark at Wembley Stadium on July 07, 2021 in London, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Dy akuzat e tjera janë shqetësimi i shkaktuar prej tifozëve gjatë himnit kombëtar danez dhe ndezja e fishekzjarreve në shkallët e Wembley.