Landi Hysi bëhet baba për herë të parë. Bebin e shohim, por jemi pak lëmsh

Me një foto të vetme, Landi i ‘West Side Family’ ka treguar se është bërë baba për herë të parë.

“Për momentin nuk ndodhem në shtëpi”, ka shkruar këngëtari krah fotos me bebin në krahë e duke “koduar” kështu mesazhin e tij.

Miqtë dhe ndjekësit e kanë uruar menjëherë Landin për këtë moment special në jetën e tij, ndonëse një pjesë e mirë duhet thënë se janë gjithë sy e veshë për të ditur më shumë./revistawho.com