Lady Gaga kapet mat duke u puthur me të dashurin e ri

Kanë kaluar pothuaj gjashtë muaj që këngëtarja e famshme Lady Gaga, i dha fund me të fejuarin Christian Carino, por me gjithë spekulimet për një lidhje të mundshme me aktorin Bradly Cooper, me të cilin artistja luajti në “A star is born”, në të vërtetë vetëm tani u mësua se Gaga ka një të dashur tjetër, shkruan Class.

Lady-Gaga-2

Një burim ekskluziv për “People” ka nisur disa foto të Lady Gaga-s në adresë të revistës ku duket këngëtarja duke u puthur me të dashurin e ri, Dan Horton.

Lady-Gaga-3

Siç shkruan “People”, çifti ka qenë duke drekuar bashkë dhe këngëtarja është parë duke u çuar disa herë për t’i dhuruar puthje të dashurit.

Lady-Gaga-4

Lady-Gaga-5