Labinot Rexha shpërthen në akuza ndaj policit: I pa shkolluar, i padisiplinuar, i mllefosur dhe inatosur nga suksesi im

Këngëtari Labinot Rexha është ankuar se si është gjobitur nga Policia e Kosovës, pas kthimit nga Zvicra. Ai e ka ofenduar zyrtarin policor që e ka gjobitur dy herë rradhazi.

Këngëtari Labinot Rexha ka shprehur indinjimin e tij të thellë në llogarinë e tij në Facebook, kundrejt një efektiv policor i cili pasi e ka gjobitur dy herë e ka ofenduar atë dhe familjen e tij.

Ai nuk i ka kursyer ofendimet për policin që e ka gjobitur me 200 euro fillimisht dhe pas 5 minutave e ka gjobitur sërish me 30 euro. Gjobitja është shoqëruar me ofendime e fyerje sipas këngëtarit.

“Polici i pa shkolluar i pa diciplinuar i mdhefosur dhe inatosur nga suksesi im Fadil Krasniqi, unë sapo kam ardhur nga zvicra dhe ne vendlindjen time Rahovec ne ora 23:15 te natës, nuk merr parasysh qe kam ardhur nga rruga me fyen familjen, dhe mua po ashtu me fjalë më banale te mundshme, ne fund me jep gjobë 200€ dhe me atë rrugë kam shkruar në stacion policor më të afert Rahovec, dhe atje ishte vetura ime me pasagjer mbrenda dhe vetura ishte e Dhezur, perseri vjen i njejti polici pa kurfar edukate me gjobit dhe nje her mbas 5 minuta edhe njeherë me 30€”, ka shkruar Rexha.

Ai dëshmon që ka dhe një filmim nga e gjithë skena.

(o.l./dosja.al)