La “Portokallinë” për “Klan-in”/ Olsi Bylyku: “S’jam blerje e madhe, paguhem aq sa…”

Lëvizjet e shumta që janë bërë këtë sezon të ri televiziv kanë marrë të gjithë vëmendjen e publikut. Ai që na surprizoi më shumë ishte vendimi i aktorit të njohur Olsi Bylyku i njohur si “Kimikati”. Ai u largua nga spektakli i humorit “Portokallisë” në “Top Channel”, për të kaluar tek e “Diela Shqiptare” në “Tv Klan”. Sot ai ishte i ftuar në emisionin “Trokit”, ku zbuloi surprizat që do të sjellë të dielave në ekran. Gjatë intervistës Olsi tregoi se do të jetë së bashku me kolegët e tij Bes Kallaku dhe Erion Isai në role të pafundme me shumë impenjime skenike, shkruan Panorama Plus. Ndërkohë moderatori e pyeti se përballë çfarë oferte monetare u josh Olsi për t’iu bashkuar “TV Klan”? “Nuk jam më i shtrenjtë sesa në “Top”. Jam aty-aty. Kam shkuar në “Klan” afërsisht me të njëjtën pagesë që kisha në “Top”. Nuk kam shkuar me një blerje të madhe. Nuk ka qenë kush pagesa. Unë, Besi dhe Erioni kemi një punë që e bëjmë për të mirën e emisionit. Ndikimi monetar nuk ka qenë absolutisht fare. Ne thjesht kemi dashur të punojmë të tre. As unë, as Besi as Erioni nuk kemi pagesa marramendëse”, u shpreh Olsi.