Ky është shoferi që “fluturoi” me “X6”-ën tek bordurat e digës së liqenit

Eshtë zbuluar emri i shoferit që fluturoi tek diga e liqenit me makinë. Eldi Alushi është 26 vjeçari që në orët e para të mëngjesit doli nga rruga me makinë dhe u përplas tek bordurat mbrojtëse të liqenit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.08.2023, rreth orës 05:15, në Rrugën e Kosovarëve, dyshohet se automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin E. A., 26 vjeç, banues në Durrës, ka dalë jashtë rruge dhe është ngjitur në skarpatin e digës së liqenit, më pas është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit.

Drejtuesi ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

DINAMIKA E AKSIDENTIT

Ora News