Ky është dedikimi më romantik nga Donaldi për Beatrix, në këto ditë të vështira për të…

Edhe pse i izoluar brenda shtëpisë së Big Brother Vip, mesazhet e dashurisë të Donaldit për Beatrixën nuk mungojnë.

“Që të shohësh ylberin duhet të presësh shiun. Qëndro e fortë dashuria ime”, shkruhet në postimin e fundit të Donaldit në ‘Instagram’, që deri më tani dimë se menaxhohet nga Romeo.

Të jetë ky një mesazh i kërkuar nga Donaldi për të mbështetur Beatrixën? Këtë nuk e dimë! Megjithatë gjatë këtyre ditëve, Donaldi e ka treguar frikën e përplasjes së Beatrix me komentet jashtë shtëpisë së Big Brother Vip./revistawho.com