Kush triumfoi në çmimet e publikut për 2021-in

Artistët më të mirë të muzikës, filmave dhe televizionit u bënë bashkë dje në Kaliforni, për të zgjedhur fituesit e votuar nga njerëzit. Dwayne Johnson mori tre çmime në People’s Choice Awards, atë të aktorit të vitit 2021, yllit të filmave komedi dhe çmimin e nderit People’s Champion Award.

Mes fituesve ishin edhe BTS, Olicia Rodrigo, Lil Nas X dhe Adele ë u vlerësua si Artistja e vitit me rikthimin e saj në muzikë.

Christina Aguilera gjithashtu u vlerësua me çmimin e ikonës së muzikës. Halle Berry mori çmimin People’s Icon Award, ndërsa Kim Kardashian atë të Ikonës së Modës.

Më tej keni listën e të preferuarve të publikut:

Artisti i vitit 2021
FITON: Lil Nas X

Artistja e vitit 2021
FITON: Adele

Grupi i vitit 2021
FITON: BTS

Kënga e vitit 2021
FITON: “Butter,” BTS

Albumi i vitit 2021
FITON: Sour, Olivia Rodrigo

Artisti më i mirë country
FITON: Blake Shelton

Artisti më i mirë latin
FITON: Bad Bunny

Artisti i ri më i mirë
FITON: Olivia Rodrigo

Videoklipi i vitit 2021
FITON: “Butter,” BTS

Bashkëpunimi i vitit
FITON: “Stay,” The Kid LAROI & Justin Bieber

Filmi i vitit 2021
FITON: Black Widow

Filmi komedi i vitit 2021
FITON: Free Guy

Filmi aksion i vitit 2021
FITON: Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings

Filmi dramë i vitit 2021
FITON: Cruella

Aktori i vitit 2021
FITON: Dwayne Johnson, Jungle Cruise

Aktorja e vitit 2021
FITON: Scarlett Johansson, Black Widow

Ylli i filmave dramatikë
FITON: Kevin Hart, Fatherhood

Ylli i filmave komedi
FITON: Dwayne Johnson, Jungle Cruise

Ylli i filmave aksion
FITON: Simu Liu, Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings

Ylli social i vitit 2021
FITON: Britney Spears

Ylli që “ndryshoi lojën”
FITON: Simone Biles