Kush është shqiptari që u ekzekutua me 8 plumba duke pirë kafe në Athinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Greqi ku një 34-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Aristides Pappas, është ekzekutuar me tetë plumba në kokë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një kafene në qendër të Athinës, ku ishte ulur shqiptari, në rrugën 30 Durrachiou . Mediat greke shkruajnë se autori është futur qetësisht në lokal, ka shkuar pranë tavolinës ku ndodhej shqiptari dhe e ka qëlluar atë tetë herë në kokë duke e lënë të vdekur. Më pas ai ka marrë një taksi dhe është ‘zhdukur’.

Sakaq, viktima ka qenë një person me të shkuar të errët kriminale. 34-vjeçari dyshohet se ishte i përfshirë në 12 vrasje dhe 10 plagosje. Autorët e vrasjes së shqiptarit ende nuk dihen, por dyshohet se është ekzekutuar për larje hesapesh mes bandave, pasi më parë u kishte shpëtuar tre atentateve. Mediat greke shkruajnë se shqiptari i njohur si “Aris” u bashkua në radhët e mafies shqiptare shumë vite më parë.

Disa nga krimet ku ishte përfshirë shqiptari sipas grekëve
Vrasje e trefishtë në Kolonos në vitin 2007
Vrasje e dyfishtë në Athinë në 2007
Vrasje në 2008 në Keratsini
Vrasje në një kafene në Keratsini në vitin 2008
Vrasje në vitin 2008, trupi u gjet në një zonë pyjore
Vrasje në vitin 2008 në Athinë
Vrasje e trefishtë në një kafene në 2008 në Agios Panteleimon
10 raste vrasjesh të mbetura në tentativë

/News31