“Kurrë s’do të ndahem nga ty babi”- Arilena Ara kujton të atin e ndjerë për ditëlindje

Arilena Ara ka kujtuar të atin e ndjerë në ditën e tij të lindjes.  Këngëtarja e famshme ndau një kujtim të veçantë me babin e saj.

Ajo publikoi një letër që i shkroi atij kur ishte e vogël me fjalët prekëse.

“Kurrë s’do të ndahem nga ti babai dhe të dua shumë,”- i shkroi Arilena në letër.

Ndërsa babai i shkroi: “Faleminderit bija ime, Arilena. Shumë faleminderit.”

Duket se kjo ka qenë një ditë e dhimbshme për këngëtaren, e cila nuk ka pranë të atin në ditën kur duhej të feston bashkë ditëlindjen e tij.

“Gëzuar Ditëlindjen në Parajsë babi”- shkroi Arilena në pëshkrimin e fotos.

Kujtojmë që pak ditë më parë këngëtarja realizoi një recital live në sheshin “Nënë Tereza” duke thyer “heshtjen” e vendosur në kryeqytet nga koronavirusi.

Në këto ditë të vështira për shqiptarët, ajo solli buzëqeshje në fytyrat e tyre dhe i bëri të kërcejnë.

Panorama Plus