Kur të shkoni në palestër, mbani parasysh këtë pamje kaq të thjeshtë të J.Lo

Kur gjithë bota ka kthyer sytë nga marrëdhënia e saj me Ben Affleck, J.Lo nuk humb kohë të stërvitet dhe të zhvillojë rutinën e saj. Së fundmi ylli i muzikës, është fotografuar duke shkuar në palestër e veshur me një palë streçe me ngjyra dhe vija, ndërsa lart një bluzë në ngjyrë të bardhë. Lopez shihej se kishte vendosur maskën në fytyrë teksa hynte në ambientet e palestrës dhe syzet e diellit, duke bërë kështu më të vështirë dallimin e gjendjes emocionale të saj.

Jennifer Lopez është parë së fundmi të kalojë shumë kohë me ish- të fejuarin e saj, Ben Affleck, duke ndezur rrjetin për një raport të rilindur sërish pas kaq vitesh./revistawho.com