Kur të mbështet një femër bëhen edhe mrekulli! Ja, si Leonita me Granit Xhakën

Një natë më parë ishte Zvicra që bëri surprizën e madhe duke eliminuar Francën kampione botë nga Europiani dhe favorite kryesore për të fituar trofeun.

Pas 90 minutave të mbyllura me shifrat 3-3 skuadrat iu drejtuan shtesës e më pas penalltive ku gaboi vetëm Kylian Mbappe. Në çerekfinale Zvicra do përballet me Spanjën.

Ndërkaq, bashkëshortja e Granit Xhakës, Leonita Lekaj, është një nga përkrahëset më të mëdha të mesfushorit shqiptar.

Këtë e ka dëshmuar edhe me postimin e fundit në Instagram, teksa pritej sfida Francë-Zvicër. Me këtë foto kaq të bukur, Leonita së bashku me të bijat tregoi mbështetjen ndaj bashkëshortit të saj teksa mbante veshur së bashku me vogëlushet fanellën e tij me numrin 10.

Në diçiturën e fotos bukuroshja ka shkruar: “Të duam Granit Xhaka”. E si të mos ishte i motivuar para ndeshjes Graniti?