“Kur fillon dhe abuzohet…”/ Ilir Shaqiri flet për krisjen e miqësisë me Sabianin

alerini Ilir Shaqiri, i ftuar në “Abc e Pasdites” u pyet për marrëdhënien e tij me Sabianin.

Balerini i njohur tregoi se i vjen keq por nuk ka më asnjë marrëdhënie më këngëtarin, miqësi që u krijua në “Big Brother VIP”, por që nuk zgjati shume.

Sipas tij, nëse ka abuzime, atëherë nuk ka më vend për miqësi.

“Me Sabin nuk kemi raport, secili ka jetën e vetë, ndoshta kjo edhe për sa i përket edhe gjërave që u thanë dhe gjërave që u bënë. Nuk kemi komunikim… ka çudi dhe ka një lloj keqardhje sepse u transmetua një mesazh miqësie shumë i lartë dhe me shumë vlera, por ama kur fillon dhe abuzohet në miqësi kjo pastaj nuk është më miqësi,” -tha balerini.