Kujt ia merrte mendja? Piter Pan vjen me një film *horror*

Nëse lajmi se “Winnie the Pooh” po shndërrohet në një film horror nuk ishte mjaft shqetësues, tani është zbuluar se edhe filmi i dashur për fëmijë “Peter Pan” po planifikon të njëjtën gjë.

Sipas The Hollywood Reporter, regjisori Rhys Frake-Waterfield, i cili ka punuar me “Winnie-the-Pooh: Blood and Honey”, po planifikon gjithashtu edhe filmin “Peter Pan: Neverland Nightmare”.

Krijuar nga J.M. Barrie në vitin 1902, filmi origjinal i Disney u publikua në vitin 1953 dhe tregon historinë e një djali të ri që mund të fluturojë.

Duke jetuar në Neverland me Djemtë e Humbur, zanat, piratët dhe sirenat, Peter nuk mund të rritet kurrë dhe i kalon ditët me miken e tij më të mirë dhe ndihmësen Tinker Bell.

Kur Peter takon Wendy-n dhe vëllezërit e saj – John & Michael – të katërt nisen për në Neverland ku përballen me piratin e lig Kapiten Hook – armiku i Peter.

Ky është versioni i fëmijëve, por filmi horror sigurisht që nuk do të jetë për fëmijë.

Anabelmagazine