Ku e mori gjithë këtë guxim? Reperi shqiptar pozon gjysmë i zhveshur nga tualeti (FOTO)

Reperi shqiptar me famë botërore, Gashi, herë pas here merr vëmendjen e të gjithëve me postimet që bën në rrjetet sociale. E kësaj radhe ka guxuar shumë me fotografinë që ka publikuar në “Instastory”.

Në foton në fjalë, Gashi shfaqet në tualet teksa ka mbuluar organin gjenital me një emoji “lule”. E këtë herë reperi i famshëm nuk është penduar për postimin që ka bërë, pasi nuk e ka fshirë, ashtu siç bën në disa raste.

Kujtomë se viti 2020 nuk u mbyll edhe aq mirë për Gashin, pasi në nëntor ai humbi dy persona shumë të shtrenjtë, siç ishin xhaxhai dhe kushërira e tij. Ndërkohë, ai ndau me fansat një rrëfim shumë të sinqertë, duke treguar se këtë vit ka kaluar momentet më të vështira të jetës.

Ndërsa përsa i përket karrierës, Gashi ka nënshkruar një kontratë me studion muzikore RCA Records, që është akronim i Radio Corporation of America. Kjo studio muzikore është në pronësi të Sony Music Entertainment, që është kompania muzikore më e njohur në mbarë botën.