Krijohet në internet një faqe, ku gratë vlerësojnë ish-ët e tyre

Një grua nga SHBA-ja ka krijuar një faqe ku gratë e tjera mund të ndajnë përvojat e tyre të këqija me burrat me të cilët kanë dalë ose kanë qenë në lidhje.

“Lista e ish-të dashurit” u krijua nga Tracy Tegan dhe një grup grash dhe prezanton histori për burra që tradhtuan partneret e tyre, i trajtuan me mungesë respekti ose shkuan aq larg sa dhunuan verbalisht ose fizikisht partneret e tyre.

“Të gjithë kemi një ish të “dështuar” me të cilin do të dëshironim të paralajmëronim çdo grua të ardhshme që mund të dëshirojë të jetë në një lidhje. Tani ju mund të bëni vetëm atë. Kjo është baza juaj e të dhënave për të raportuar ish-të tuaj ‘të këqij’”, thuhet në përshkrimin e faqes në internet.

Grave u kërkohet të ndajnë përvojat e tyre, pa fshehur detaje dhe të lënë emrin e ish-të dashurit, qytetin dhe shtetin ku ai jeton. Megjithatë, udhëzimet strikte thonë se nuk duhet të ndahen më informacione personale, duke përfshirë numrin e telefonit privat të burrit, adresën, vendin e punës dhe detajet e familjes.

“Kjo është një faqe për të gjitha ju femrat atje jashtë që keni qenë të dashuruara me një burrë që ka përfituar nga ju në mënyra që nuk e keni kuptuar ndonjëherë se dikush mund t’ju përdorë. Nëpërmjet këtij procesi që kemi krijuar, ju mund të zbuloni të vërtetën për të dhe të shpëtoni jetë”, tha krijuesja.

Tracy Tegan inkurajon gratë që kanë dyshime për partnerin e tyre ose një partner të mundshëm që ta kërkojnë atë në bazën e të dhënave. “Kërkojeni atë dhe nëse nuk ka asgjë, atëherë, me shumë mundësi, ju jeni një nga ato me fat,” tha ajo . “Por nëse përfundoni duke gjetur diçka që lidhet me të, ju e dini që dyshimet tuaja ishin të drejta.”

Një grua që la një përmbledhje në faqe e përshkroi ish të dashurin e saj si një “egoist”. “Nuk do të jesh kurrë “një dhe e vetmja” e tij. Ai po ju përdor si furnizues ose si trofe. Ai gjithmonë gënjen dhe të bën të ndihesh sikur po çmendesh për shkak të gënjeshtrave të tij”, ka shkruar ajo.

Një tjetër vuri në dukje se ish-partneri i saj po i vidhte para. “Ai pretendon se ka biznesin e tij, por ai pothuajse nuk punon ndonjëherë. Ai bëri një foto të kartës sime të debitit ndërsa isha duke fjetur dhe e përdori atë në internet për gati një vit para se ta kuptoja”, ka shkruar ajo nën emrin dhe qytetin e ish-partnerit të saj.

Faqja ka gjithashtu artikuj për fuqizimin e grave dhe ju mund të komentoni çdo raport si mysafir./abcnews.al