Konkurrenti i shumëpërfolur i “Për’puthen” kapet mat me të dashurën në aeroport (foto)

Krahas ngjarjeve e dramave në studio e në takime, personazhet e ‘’Për’puthen’’ krijojnë drama edhe jasht programit. Edhe pse ka vetëm pak javë që sezoni i ri ka nisur, konkurrentët tashmë janë në fokus të publikut edhe në daljet e tyre të përditshme. Kështu ka ndodhur me Eduard Kuçin, të cilit i është fotografuar një fotografi me një vajzë, e cila pretendohet se është e dashura e tij jashtë programit.

Ka qenë faqja ‘’Demaskojm përputhasit’’ që ka publikuar këtë fotografi që ia ka dërguar dikush nga ndjekësit.

Faqja bashkë me fotografinë ka publikuar edhe mesazhin e ndjekësit, i cili pretendon se dyshja u puthën në buzë dhe ajo i ka pare por nuk ka arritur t’i fotografojë.