Konfirmuan marrëdhënien, Argjira bën komentin e fortë për lidhjen me Gracianon

Disa ditë më parë u zbulua se Graciano Tagani dhe Argjira Spanca janë në një lidhje. Vet dyshja në rubrikën “Trotuar” të “E diell” e pranuan se janë bashkë.

Ata thanë se kolegët e tyre në “E diell” kanë kohë që e dinë këtë gjë. Së fundmi, Argjira ka publikuar komentin që ka marrë një fanse në Instagram.

“Lum Graciano që t’ka ty o rrushi i Kosovës”, i shkruan fansja. “Prej të gjithë atyre komenteve dhe mesazheve që kam marrë për Gracianon sot, ky komenti thotë gjithçka”, është shprehur Argjira.