Komentuan shtimin e saj në peshë, por aktorja turke hedh poshtë aludimet

Fahriye Evcen është një nga aktoret më të suksesshme turke, gjithnjë në qendër të vëmendjes së mediave, jo vetëm për bukurinë, por edhe martesën me aktorin bukurosh turk Burak Ozçivit.

Dhe në vitin që lamë pas, çifti u bënë prindër për herë të parë.

Në jetë erdhi vogëlushi të cilin Fahriye dhe Burak e pagëzuar me emrin Karan.

Aktore-2

Por kur aktorja u shfaq menjëherë pas lindjes në publik njerëz komentuan për shtimin e saj në peshë, duke pretenduar madje që kjo gjë do ti shkaktonte probleme aktores në karrierë.

Aktore-3

Por së fundmi ajo ka lënë të gjithë gojë hapur.

Aktorja ka publikuar një foto në llogarinë e saj në Instagram ku duket  në formën e saj më të mirë.

Aktore-4

Fansat jo vetëm që janë habitur, por e kanë komplimentuar nëpër komenteve në rrjetet sociale.