Kokainë, video +18 dhe burg/ Kush janë skandalet më të bujshme të yjeve të Hollywood-it

Këto personazhe publike nuk janë të panjohura për polemika nga më të ndryshmet duke u përfshirë në skandale apo mashtrime. Por kanë vërtetuar se mund të ndryshojnë, duke u kthyer nga ato vajzat që bënin një jetë të shfrenuar dhe plot skandale në bërjen e një jetese më të qetë dhe të shëndetshme.

Periudha si një ‘vajze e keqe’ e Naomi Cambell dhe telashet me policinë

Naomi Campbell ka treguar se është mirë dhe se tashmë ka hapur një kapitull të ri në jetën e saj, në kopertinën e revistës Vogue . 51 vjeçarja, ka pozuar në kopertinën e “Vouge” të muajt marsit me vajzën e saj të vogël dhe zbuloi se si e mbajti kaq të fshehtë ardhjen e saj.

Ajo është një supermodele e njohur për dashurinë e saj që ka për modën. Pas një sërë akuzash për sulm, Campbell, në atë kohë kur ishte 37 vjeç, u deklarua fajtore për hedhjen e telefonit ndaj ish-punonjëses së saj dhe mori një dënim pesëditorë duke pastruar dyshemetë dhe duke mbledhur mbeturina në Nju Jork.

Në atë kohë, Naomi pëlqente të luante sipas imazhit të vajzës së keqe, duke krijuar një reputacion për të qenë e egër dhe jashtë kontrollit dhe të dukej e bukur ndërsa e bënte këtë.

Duke ditur se do binte në sy me aktet e saj, ajo u vesh në mënyrë ekstravagante dhe doli në vitin 2006 me një këmishë ku shkruhej: “Naomi më goditi … dhe më pëlqeu”.

Ajo u arrestua sërish në vitin 2008 pasi sulmoi dy oficerë policie në aeroportin e Heathrow dhe shkaktoi një kaos të tillë sa British Airways e ndaloi përjetë të fluturonte me ta.

Këto ditë, Naomi jeton një jetë të qetë dhe të lumtur, ku së fundmi ajo foli për herë të parë si u bë nënë në moshën 50-vjeçare. Modelja e bërëi të ditur lajmin në profilin e saj një vit më parë. Në një mbishkrim në Instagram, Naomi tha: “Sa e nderuar që kam këtë mrekulli në jetën time, nuk ka fjalë për të përshkruar lidhjen e përjetshme që tani ndaj me ty engjëlli im. Nuk ka dashuri më të madhe.”

Babai i vajzës së Naomit është një biznesmen multimilioner që jeton në Nju Jork.

Skandali se ishte përdoruese e kokainës të Kate Moss

E ka nisur karrierën e saj si modele në vetëm kur ishte katërmbëdhjetë vjeç, Kate fitoi famë me shpejtësi marramendëse. Gjatë kohës që nuk fotografohej për markat si Calvin Klein, ajo ndodhej në të gjitha festat që bëheshin në Londër.

Në vitin 2005 ajo u akuzua për përdorimin e kokainës dhe skandali që pasoi i kushtoi asaj një fushatë prej 4 milionë pound në vit me H&M për të modeluar rroba të dizajnuara nga Stella McCartney.

Ajo u largua nga Chanel dhe Burberry në të njëjtën kohë, megjithëse ajo gjithmonë i mohoi akuzat për përdorimin e drograve. Tashmë Kate, 48 vjeç,i ka lënë në të shkuarën të gjitha bëmat e saj.

Kate prej vitesh është në një marrëdhënie me aristokratin dhe fotografin gjerman kontin Nikolai Von Bismarck.

Miley Cyrus dhe abuzimi me përdorimin e drograve

Të gjithë e dinë historinë: si shumë yje të Disney-t para saj, Miley Cyrus gjeti famë në moshë të re dhe më pas u largua totalisht nga bota e saj.

Por ylli i Hannah Montana shkoi më tej se të tjerët, ku shokoi botën në VMA-të e 2013-ës me një performancë të jashtëzakonshme duke bërë ‘twerk’.

Për vite të tëra, këngëtarja e Wrecking Ball ishte e hapur për përdorimin e saj të drogës, gjë që e ka shfaqur dhe gjatë koncerteve të saj. Por vitet e fundit, artistja ka hequr dorë nga jetesa e saj e shthurur.

Ajo është gjithashtu një aktiviste për të drejtat e kafshëve dhe ka hapur një fondacion për grumbullime fondesh për bamirësi, dhe personaliteti i saj i ri reflektohet më së miri edhe në stilin më të përmbajtur dhe lirik të muzikës së saj të fundit.

Skandali i kasetës +18 i Paris Hilton

Një tjetër yll i Hollywood-it, Paris Hilton, e njohur për fjalorin e saj të pistë, stilin e jetesës dhe vargun e lidhjeve me personazhe të famshëm, Paris kaloi vite duke u përfolur nëpër gazeta, të cilat shumicën e rasteve ishin skandale.

Në vitin 2003, modeles iu zbulua një kasetë me pamje +18 të saj dhe e të dashurit të atëhershëm Rick Salomon dhe profili i saj u rrit vetëm kur ajo luajti menjëherë në një serial reality-show, ‘The Simple Life’, me Nicole Richie.

Përveç kësaj në vitin 2006, ajo e gjeti veten në telashe me ligjin ku mori një dënim me pesë ditë burg për drejtimin e mjetit me patentë të pezulluar. Në vitin 2010 ajo u kap në Las Vegas me drogë në çantë.

Tani 40 vjeç, biznesmenja ka lançuar linjën e saj të modës dhe koleksionin e parfumeve. Gjithashtu ajo ka punuar si DJ dhe këngëtare. Tani e martuar me biznesmenin Carter Rheum, Paris dhe bashkëshorti i saj i ri luajnë në një reality show me 13 pjesë të quajtur Paris In Love .