Klipi në Dubai më i shtrenjti, Endri dhe Stefi tregojnë sa harxhuan për këngën “Më e mira”

Endri dhe Stefi, dy vëllezëri korçarë të ftuar në Ëhy Not, në RTV Ora treguan se kënga “Më e mira” që sot numëron 1.8 milion klikime ka qënë videoklipi më i shtrenjtë që ata kanë bërë, pasi vetëm xhirimet në Dubai kanë shkuar 40 mijë euro.

Endri: Shkuam 10 veta në Dubai. Qëndruam 4-5 ditë, mëngjes, drekë, darkë me të ngrënë. Bëjini vetë llogaritë. Besoj se është ndër klipet më të shtrenjta.

Stefi: Ishte klipi ynë më i shtrenjtë që nuk as nuk e kishim menduar ta realizonim. Duam të falenderojmë dhe një ndër personat, që ishte kryesori që financoi pjesën më të madhe të klipit. Pagoi biletat, Lorindën. Vetëm një person ka paguar 16 mijë euro.

Endri: Një tjetër 10, dhe 10-sha tjetër na ngeli neve. Afro 40 mijë euro na shkoi kjo kënga, pa muzikantët, orkestrimet.