Klip i ri apo dasmë? Kjo foto e Samantës na bëri lëmsh!

Muzika është një oqean i madh dhe ata që lundrojnë në të kanë gjithmonë qëllimin e krijimit të një varke speciale.

Kështu, një varkë krejtësisht të veçantë e ka krijuar këngëtarja e njohur Samanta Karavella. E mbajmë mend që prej spektaklit “Ethet e së premtes”, atëherë kur timbri i zërit të saj vulosi dhe shtroi një rrugë, përgjatë së cilës ka pasur suksese të njëpasnjëshme. Vitet kanë bërë që Samanta të numërojë hite, këngë të cilat i dëgjojmë kudo. Në vitin që lamë pas, Samanta solli disa hite të cilat i “dogjën” të gjitha sezonet. “Margarita”, “Chocolino”, “Vaj”, “Le le”, “E Vogla” dhe së fundmi “Alo”.

Kjo e fundit është një prej hiteve që po bën namin në “TikTok”. Nga ana tjetër, këngëtarja e mban shumë diskrete jetën personale. Herë pas here është vënë në qendër të mediave rozë, por vetë Samanta nuk ka pranuar asgjë. Në dhjetor të vitit 2021, qarkulluan lajmet se ajo ishte fejuar dhe fotot ishin bërë publike nga vetë djali fatlum. Prej asaj kohe, të gjithë kanë vetëm një pyetje. Kur do të martohet Samanta? Kjo foto e saj me fustanin e bardhë, na bëri të gjithëve lëmsh. Lajmet për fejesë, shpërngulja në Amerikë, foto me fustan të bardhë. Ku ka zë, nuk është pa gjë. Ky vit mund të na sjellë dasmën e shumëpritur. Derisa të na konfirmojë Samanta, shijojmë këtë foton perfekte, që mund të jetë edhe një shkrepje nga një klip i ri.

*Foto ekskluzive për revistën “Who”