Klienti ‘i fiksuar’ pas kërcimtares striptiste e qëllon për vdekje pas bakshishit $3000 (fotot)

54 vjeçari Stanley Szeliga, ishte klient i rregullt në klubin e striptizës së Fort Worth, Texas, ku “performonte” kërcimtarja Abigail Saldaña. Burri raportohet se dëshironte “të kalonte të ardhmen me të” para se ta vriste.

Një klient i fiksuar me një kërcimtare striptize e vrau atë pasi nuk pranoi të lidhej me të, ka thënë se fundmi policia vendase.

Stanley Szeliga qëlloi për vdekje 22-vjecaren Abigail Saldaña më 26 tetor pranë vendit të saj të punës, në klubin Rick’s Cabaret në Fort Worth, Texas, SHBA.

Disa orë para incidentit fatal, Szeliga pretendonte në rrjetet sociale se i kishte dhënë “kërcimtares së tij të preferuar” bakshish $3,000 dhe se e kishte kërcënuar ta denonconte në polici për prostitucion.

Saldaña kishte hipur në makinën e saj të martën në ora 19.00 javës që shkoi, kur një dëshmitar kishte parë automjetin e saj që dilte nga rruga në një zonë me bar, pranë aeroportit Dallas-Fort Worth.

Policia tha se qytetari që shkoi të interesohej për Saldaña, gjeti vrima plumbash në derën e pasagjerit të makinës, ndërsa drejtuesja ishte pa ndjenja, shkruan rrjeti Yahoo .

Shërbimet e emergjencës e shpallën atë të vdekur në vendngjarje, ku u gjetën dhe tre gëzhoja plumbi.

Nëna e kërcimtares Jessica Contreras tha javën e kaluar për rrjetin Star-Telegram : “Nuk e di se ku po shkonte atë mbrëmje. Më shkroi një tekst rreth orës 6:30 dhe vrasja ndodhi rreth dy orë më vonë.”

Ndërkohë vrasësi i dyshuar Szeliga i tregonte miqve në rrjetin Instagram se kishte bërë pagesa të shumta ndaj Saldaña si shuma prej $800, $200, apo $1,000.

Ndërsa tre orë para vrasjes Szeliga shkruante online se i kishte dhënë Saldaña $3,000 dhe kërcënonte ta denonconte për prostitucion.

Më parë vrasësi shkruante: “Nuk e mendoja kurrë se do të bëhesha nga ata djem prej të cilëve përfitojnë vajzat. Abigail S. dhe unë shijojmë shoqërinë e njëri-tjetrit qe prej korrikut”.

“Ajo është aq e bukur dhe e mirë sa dua të kaloj të ardhmen me të. Por nuk mund të përballem dot me gënjeshtrat. E kuptoj që këto janë pjesë e punës së saj si ‘zbavitëse’”.

Szeliga sinjalizonte në komente se vajza me të cilën ishte dashuruar punonte edhe si prostitutë: “Nëse e lë punën tënde të dytë si prostitutë e rangut të lartë, mund të bëjmë përpara. Aty vertet mund të marrësh $2000 për një sesion por është e jashtëligjshme. Si mund të kesh një të dashur kur bën seks me burra të tjerë?!”

Ndërsa zonjusha Saldaña para vdekjes i tha kolegeve se trembej nga një burë i quajtur Stan, i cili “e ndiqte dhe e ngacmonte”.

Kamerat e sigurisë kishin kapur fuoristradën e kuqe të Szeliga pak pas vrasjes.

Policia e gjeti të dyshuarin në apartamentin e tij me plagë që dukeshin si të vetë-shkaktuara, në qafë e në fytyrë.

Hetimet vazhdojnë.

Stanley Szeliga qëlloi për vdekje 22-vjecaren Abigail Saldaña më 26 tetor pranë vendit të saj të punës, në klubin Rick’s Cabaret në Fort Worth

Szeliga pretendonte në rrjetet sociale se i kishte dhënë “kërcimtares së tij të preferuar” bakshish $3,000

Burri raportohet se dëshironte “të kalonte të ardhmen me të” para se ta vriste.

Top Channel