Kledi Bahiti nuk është hiç rasti: “Biri im, bëhu ç’të duash, veç si unë mos u bëj”

Kledi Bahiti nuk nguron ta marrë të birin në punë, madje po e shtyn drejt muzikës duke u ulur me të para tastierës së pianos.

Këtë na ka treguar partnerja e tij, e cila ka publikuar një video të Kledit duke i rënë pianos, ndërsa mban djalin në prehër. Kompozitori dhe këngëtari i njohur po e mëson që tani djalin me tingujt e muzikës dhe po e ndan lirisht me të pasionin që e ka ndjekur gjatë jetës. Mbase dëshira e babait të ri është që Gred të ndjekë hapat e tij.

Kledi u bë baba për herë të parë pak muaj më parë dhe e prezantoi Gredin me botën vetëm pak pas lindjes./revistawho.com