Klea Huta zbulon detaje nga lidhja me Elgitin: “Ja ç’më thanë prindërit për të”

Pak muaj më parë, Klea Huta dhe Elgit Doda bënë publike për herë të parë lidhjen e tyre me anë të një postimi në Instagram.Që prej asaj kohe, asnjëri prej të dyve nuk ka folur gjatë e gjerë për marrëdhënien e tyre. Në Thumb, Klea Huta na ka dhënë disa detaje lidhur me partnerin e saj.
Fillimisht, Klea ka pranuar se vitet e fundit pushimet i ka kaluar me Elgitin, pavarësisht se ne nuk kemi ditur gjë gjithë kësaj kohe.Por jo vetëm kaq, ama lidhja e tyre është bërë edhe familjare.
“Në momentin që e kam njohur unë Elgitin, e kanë njohur edhe ata. Unë dhe Elgiti njihemi këtu e para 6 vitesh. Ka qenë mendim shumë i mirë dhe shumë pozitiv. Dhe kryesorja, nëse ti je e lumtur, edhe ne jemi të lumtur”, ? ka treguar Klea. Epo, jemi të bindur që familja e Kleas është mjaft e kënaqur me zgjedhjen e vajzës së tyre. /Blitz.al/