Klajdi Haruni në “Big Brother VIP”? Kjo foto i bëri të gjithë të dyshojnë

Ndonëse tre vajza seksi, Einxhel Shkira, Beatrix Ramosaj dhe Sara Berisha, u bënë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”, siç ka thënë edhe moderatorja Arbana Osmani, hyrje të reja do të ketë edhe në javët në vazhdim.

Ndaj, vazhdojnë të përfliten shumë emra, si banorë të mundshëm të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. I fundit, ka qenë këngëtari Klajdi Haruni, që në fakt, i ka shtuar edhe vetë dyshimet.

Ditën e sotme, ai ka postuar një foto të vetën, për të përshëndetur ndjekësit, krahas të cilës shkruan “Mirëmëngjes yje”. Por, kjo fjali na tingëllon të gjithëve si e dëgjuar…

Në fakt, kështu i përshëndet Arbana Osmani banorët e “Big Brother VIP”, çdo herë që nis komunikimin me ta në spektakël.

Ndaj, mbase Klajdi do të jetë banori më i ri shtëpisë. Në fakt, ai do të ishte një personazh që ka shumë për të dhënë, pasi veç muzikës së mirë e zërit fantastik, shtëpisë do t’i shtoheshin edhe shumë të qeshura.

Megjithatë, na mbetet të presim spektaklin sonte mbrëma për ta zbuluar! /News31