Kjo mund të jetë e dashura e re e Shawn Mendes, 26 vite më e madhe se ai :)

Duket se Shawn është gati të gjejë sërish dashurinë…apo e ka gjetur? Këngëtari 24-vjeçar është parë disa herë me dr. Jocelyne Miranda, një kiropraktor e njohur 50-vjeçare.

Fotot dhe dalje të tyre më përpara, i kanë bërë njerëzit të binden se mes tyre ka diçka.

 

Jocelyn është e njohur për përvojën e saj mjekësore 20-vjeçare në biomekanikën e trupit, biodinamikën dhe indet e buta. Ajo ka punuar me të famshëm si Justin Bieber, Justin Timberlake, Omar Apollo, Hailey Bieber, Kendall Jenner dhe shumë të tjerë.

Ajo gjithashtu ka punuar me Shawn në të kaluarën, gjatë turneut të tij 2018-2019 dhe e ka ndihmuar atë gjatë performancave të rëndësishme në MTV, AMA apo Saturday Night Live.

Dyshja kanë mbajtur kontakte prej disa kohësh. Miranda ka edhe një foto me Shawn, në të cilën shkruan:

“Jam shumë krenare!”

Krenare? Edhe ne kështu do ndiheshim nëse do ishim me një djalë në të 20-at, në të 50-at tona. Megjithatë, duhet thënë se asnjëri prej tyre nuk ka pohuar apo mohuar ende diçka.

Burimi: Hola
Anabelmagazine