“Kjo jetë qenka e pamëshirshme”, Mozzik i dedikon këto fjalë të ndjera nënës së tij

Një nga reperët më të suksesshëm të momentit, Mozzik nuk harron që herë pas here përveç përkushimit në muzikë të kalojë edhe kohën e duhur me njerëzit e tij më të dashur.
Së fundmi ai ka publikuar një foto pranë mamasë, duke u dedikuar asaj fjalët më të ndjera.
“Gjithë jetën para teje, Gramozi vogël. Nëna ime unë mësova se kjo jetë është e pamëshirshme, kjo jetë na ka sjellë gëzime e lot, por atë që më së miri mësova e nuk harrova dhe s’do e harroj kurrë, është që ti je kuptimi i jetës sime e komplet jeta ime je ti, ti je suksesi im. Të paça gjithmonë nënë”, ka shkruar Mozzik krah postimit të tij më të fundit në ‘Instagram’.

Mozzik-2
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë reperi solli projektin e tij më të fundit muzikor në bashkëpunim me Taynan, e cila u kthye menjëherë ne hit./revistawho.com