Kjo foto po bën “lëmsh” rrjetin, a është gjallë Steve Jobs?

Kjo foto e publikuar në rrjetet sociale po ngre dyshime se themeluesi i “Apple”, Steve Jobs nuk ka vdekur.

Fotoja është publikuar në “Reddit”, ku duket një person me ngjashmëri të madhe me Jobs, i cili është ulur në një restorant.

steve-jobs-gjalle

Shumë njerëz vënë bast se ky është Steve Jobs, ndërsa të tjerë nuk e besojnë këtë gjë, pasi sipas tyre personi në foto nuk ka orën “Apple”, që Steve e mbante gjithmonë.

Gjithsesi ngjashmëria është vërtetë e frikshme, edhe pse nuk ka asnjë detaj më shumë se ku është bërë kjo foto dhe në çfarë kohe./revistawho.com