“Kjo datëlindje për mua është ndryshe”- Arjola Shehu zbulon se është prekur nga Covid-19

Moderatorja e njohur Arjona Shehu feston datëlindjen e saj, por nuk do mund të festojë si çdo vit tjetër për një arsye që në fakt prej shumë muajsh, ka qenë arsyeja pse të gjithëve i janë prishur planet. Në postimin ku rrëfen se dita e saj e veçantë kësaj rradhe është ndryshe, ajo zbulon se është infektuar me Covid-19.

Arjola tregon se prej disa ditësh qëndron e mbyllur në dhomën e saj, me temperaturë, megjithatë sheh edhe diçka pozitive nga kjo situatë. Moderatorja thotë se koha që po kalon vetëm e ka bërë të kuptojë çfarë ka vërtetë rëndësi, cilët janë njerëzit që ka pranë dhe sa e rëndësishme është të jesh mirënjohës për çdo frymëmarrje. Në fund ajo nuk harron të urojë veten për datëlindje dhe shprehet e paduruar për t’u kthyer pranë publikut dhe fansave.

Shumë urime për Arjolën dhe sigurisht, shërim sa më të shpejtë! /News31