Kjo bluzë e Don Xhonit kushton sa s’jua pret mendja, më shumë se një rrogë normale në Shqipëri

Don Xhon është një ndër reperët më në zë në vendin tonë, i cili brenda një kohe shumë të shkurtër arriti një famë mjaft të madhe. Falë punës, ai po arrin të ketë edhe përfitime të mëdha dhe patjetër që nuk ia kursen disa “lukse” vetes. Ai u përfol në një nga paraqitjet e fundit teksa u shfaq me bluzën ‘Gucci’ që kushton plot 450 euro.

Kjo nuk është i vetmi rast, pasi reperi komentohet shpesh edhe për të tjerat paraqitje të shtrenjta. Kujtojmë se para disa ditësh, Don Xhoni na paralajmëroi se shumë shpejt do të sjellë një projekt të ri dhe zbuloi pak prej tij në rrjete sociale. Don Xhoni shfaqet në këtë këngë më romantik se kurrë më parë duke na sjellë një version tjetër të tij.

Edhe pse kjo këngë nuk është publikuar ende e plotë, është shpërndarë me shpejtësi në gjithë rrjetin dhe ky fakt e ka emocionuar shumë reperin. Ai është shprehur i prekur nga gjithë dashuria që ka marrë nga fansat dhe ka premtuar se në videoklipin e kësaj kënge do të ketë një surprizë.

“Nuk kam fjalë pasha Zotin. Shumë dashuri! Shumë faleminderit, nuk kam fjalë! 1 surprizë e keni në videoklip veç për krejt kët dashni. Don Xhoni juaj”, shkruan reperi në një postim.