“Kishte vënë kokën në prehrin e shoqes së ngushtë”, gruaja zbulon tradhtinë e të dashurit përmes ‘Google Maps’!

E kush do ta mendonte se përmes “Google Street View” mund të kapësh partnerin duke ta ‘punuar pas krahëve’?! Është ky rasti i një gruaje në Brazil, videoja e së cilës është bërë virale në Tik Tok. Ajo zbuloi se i dashuri po e tradhtonte me shoqen e saj më të ngushtë.

Por si?

Një makinë e “Google Street View” kaloi rastësisht pranë shtëpisë së saj teksa fotografonte çdo rrugë. Kaq mjaftoi që gruas t’i ngjallej kurioziteti dhe ta ndiqte rrugëtimin e makinës online.

E kureshtja e saj bëri që të shihte me sytë e saj partnerin i cili në atë moment po i jepte motorit për të ndaluar më pas te një shesh.

“Është vendi ku ne ulemi zakonisht. Për një moment mendova mos po tregohem paranojake duke shpresuar se nuk ishte ai”, thotë ajo.

Por, e vërteta doli sheshit! I dashuri i saj ‘u kap mat’ teksa vinte kokën në prehrin e shoqes më të mirë të partneres së tij.

“Jam e shkatërruar”, shprehet e reja.

Kjo video është bërë virale në rrjetet sociale me 9.3 mln shikime në Tik Tok e një sërë komentesh.

“Google po shpëton jetë.”

“Sa i pafat mund të jetë dikush që të kapet duke tradhtuar përmes një makine që mund ta shohim duke kaluar një herë në vit, ose asnjëherë.”

“Ngjan më shumë si FBI, jo si Google Maps.”

Këto janë disa nga komentet për videon, por sigurisht ka nga ata që nuk e besojnë si histori.

Vox News