‘Kisha vetëm 3% jetë’, Erjola Doci rrëfen mes lotësh incidentin

Erjola Doci ishte e ftuar në emisionin “Se Luan Topi”, ku si rrallëherë ka folur rreth jetës së saj personale. Mes lotësh ajo tha se babai i saj është ndarë nga jeta kur ajo ka qenë në një moshë shumë të re, teksa tregoi se ka qenë pikërisht i ati i cili i ka shpëtuar jetën pasi në moshën 4-vjeçare është djegur dhe kishte vetëm 3% jetë.

Ndër të tjera ajo tregoi edhe se një ndër arsyet pse nuk di not është pikërisht sepse babi i saj nuk ia doli t’ia mësonte pasi ndërroi jetë, ndërsa tani moderatorja nuk dëshiron ta mësojë nga askush tjetër.

“Unë kam qenë vajza e vogël, fëmija i vogë dhe gjithmonë e llastuara. Në periudhën e formimit unë kam pasur një humbje familjare dhe pikërisht në këtë fazë ku u detyrova të jem e fortë, të bëj sakrifica në jetë, të shkëputem nga ekonomia e familjes. Ndodhi papritur. Askush nuk e priste, unë isha në periudhën që sa do të nisja gjimnazin. Unë kam qenë një vajzë shumë e lidhur me babin. Unë jam djegur, kisha vetëm 3% jetë dhe babai më ka dhënë gjak dhe më ka shpëtuar jetën. Kam qenë 4 vjeçe dhe mund të mos shpëtoja sepse as kockat nuk më ishin formuar. 99% mund të kisha humbur jetën. Ai me autoritetin e tij ka zgjidhur gjithçka. Një ndër arsyet se pse unë nuk di not sot është sepse po ma mësonte babai por ai nuk ia doli ta plotësojë dhe nuk dua të ma mësojë kush tjetër.”, tha Erjola.