Kim hidhet në tregun e beqareve dhe Drake nuk pret sekondën për të zënë radhën

Drake po shkëmben mesazhe me Kim Kardashian pas ndarjes së saj nga Kanye West. Kështu raportojnë mediat e huaja duke treguar se burime pranë reperit 34-vjeçar konfirmojnë se ai është mëse gati të nisë një lidhje me Kimin, 40 vjeç. Kur mësoi për divorcin, Drake ka kontaktuar yllin televiziv dhe mezi po pret ta takojë atë së shpejti.

“Drake nuk e ka kuptuar kurrë çfarë pa Kim tek Kanye dhe prej vitesh ka thënë se ai nuk ishte djali i duhur për të e do të përfundonte në ndarje. Ai është habitur sesi marrëdhënia e tyre zgjati kaq shumë dhe vendosi ta kontaktojë kur mësoi për divorcin. Drake është gati të takohet me Kimin kurdo që ajo është gati dhe ka besim se kjo do ndodhë shpejt”-tha burimi.

Kim u divorcua nga Kanye në shkurt, pas disa muajsh spekulime që martesa e tyre 7-vjeçare kishte marrë fund.