Kiara e bën Luizin të hidhet në pishinë vetëm me një shenjë

Luizi është hedhur në pishinë pasi Kiara i bëri shenjën e zemrës me duar.

Pasi banorët kanë nisur të festojnë sërish në kopsht ditëlindjen e Kiarës me DJ të ftuar, Kiara në distancë i ka bërë me duar shenjën e zemrës duke e thirrur në fillim Lui.

Ai është entuziamuar dhe i ka thënë që po ta bëjë dhe njëherë do të hidhet në pishinë pa u menduar dy herë.

Kiara e nxitur dhe nga banorët e tjerë pasi refuzoi disa herë, i ka bërë sërish shenjën e zemrës me duar dhe Luizi nuk ka hezituar.

Ai është kredhur në pishinë duke u shoqëruar me ovacionet e banorëve.

Kiara i ka kërkuar që të shkojë menjëherë të vishet e të ndërrohet, por ai ka refuzuar ndërsa ka hedhur krahëve vetëm xhupin.