Khloe Kardashian dëshiron një fëmijë tjetër nga i dashuri tradhtar por jo duke kryer marrëdhënie seksuale. Ja çfarë ka ndërmend ylli i televizioneve

Khloe Kardashian po mendon të zgjerojë familjen e saj. Në episodin e së enjtes në Keeping Up With the Kardashians, ylli i televizioneve diskutoi për mundësinë që të bëjë me motër ose vëlla, vajzën e saj 2-vjeçare True.

Khloe dëshiron të lindë fëmijën me ish të dashurin Tristan Sompson por jo duke kryer marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin por nëpërmjet dhurimit të spermës.

Ndërsa qëndrojnë të izoluar në shtëpinë e basketbollistit, ish çifti i famshëm u gjendën përpara lodrave të vajës së tyre True.

“Çfarë ndodh nëse bëjmë një vajzë tjetër? Mos i hidh të gjitha lobrat, do na duhet ti blejmë përsëri,”- tha Tristan.

Ndërsa Khloe e pyet: “Kush ka ndërmend të bëjë një vajzë tjetër me ty?”

“Dëgjo, thjesht po të them që True ka nevojë për një motër ose vëlla,”- iu përgjigj ai.

Por duket se Kloe e ka menduar këtë pjesë dhe kërkon të mbetet shtatzënë nëpërmjet një dhuruesi sperme dhe ai mund të jetë Tristan.

“Mund të kem nevojë për të huazuar spermë ose ta marr ty. Do e zgjidhim më vonë,”- u shpreh ajo.

Por ndërsa një foshnje tjetër mund të vijë në një të ardhme të largët, Kardashian përballet me vështirësinë se si do ndajë kujdestarinë e True me Thompson kur të fillojë sezoni i baskebollit.

Çifti i dhanë fund lidhjes pasi basketbollisti e tradhtoi disa herë Khloe.