Khai ka një teze cool dhe s’i bëhet hiç vonë është apo nuk është modele

Gigi Hadid është shumë e kursyer në publikimin e fotove të vajzës së saj, Khait. Madje për muaj me rradhë as emrin nuk i zbuloi. Megjithatë tani duket se po e lëshon paksa dorën e madje së fundmi ka publikuar në Instagram këtë imazh ku e motra, Bella shfaqet me Khain duke luajtur me të.

Gigi ka zbatuar rregullin: të mos ia tregojë fytyrën vajzës, por nga ana tjetër ka treguar se Bella është tezja më cool për Khain.

Në një intervistë pak kohë më parë Gigi tregoi se ajo dhe Zayn kanë vendosur të mos publikojnë shpesh në rrjete sociale foto të vajzës sepse nuk mund ta mbrojnë nga gjithçka.