Këto janë pantallonat e vetme që do t’ju mbajnë ~freskët~ gjatë vapës së nxehtë!

Është ende 5 qershor, por ndihet si të jetë 5 gusht. Dhe ndërsa të gjithë përpiqemi të mbajmë ambientet e punës apo shtëpisë, sa më të freskëta, një rol shumë të rëndësishëm e kanë edhe veshjet!

Sugjerimi ynë? Pantallonat lino! Mundësisht, sa më të gjera sepse kështu ajri qarkullon më shumë.

Interesant është fakti se si materiali lino është veshur për mijëra vjet dhe daton që nga koha e Egjiptit të Lashtë.

Frymëzimin për veshje të kohëve të sotme, ndërkohë, e gjeni më poshtë:

Burimi: Who What Wear

Anabelmagazine