Këto foto konfirmojnë lidhjen e re të Kate Holmes

Katie Holmes po e shijon në maksimum lidhjen e saj të re dhe as nuk e fsheh gëzimin!Aktorja e njohur është në një romancë të re me shefin e kuzhinës Emilio Vitolo Jr, 33 vjeç.Dyshja u kapën mat në restorantin e famshëm të babait të Emilio-s, Nolita, i cili frekuentohet nga yjet përfshi këtu Whoopi Goldberg, Bradley Cooper, madje edhe Barack Obama.

Ata ndanë disa puthje pasionante në New York City të martën, ndërkohë që shumë pranë tyre ishte babai i shefit të kuzhinës që kishte hequr sytë mënjanë.

Katie nuk para ka qenë e hapur për lidhjet e saj, duke pasur parasysh romancën disa vjeçare me Jamie Foxx, që nisi që në 2013-n, por ajo tashmë ka provuar se ndihet mirë dhe ka edhe bekimin e familjes së partnerit.

41 vjeçarja dukej e buzëqeshur ndërsa të dy vështronin njëri-tjetrin me maskat e e fytyrës të ulura poshtë.

Aktorja e Mad Money ishte martuar me Tom Cruise nga viti 2006 në vitin 2012. Gjatë asaj kohe ata u bënë me një vajzë që quhet Suri, sot 14 vjeç.

Pas divorcit Katie filloi të dilte me Jamie Foxx, me të cilin ajo u lidh për herë të parë në 2013 kur dyshja u pa duke shëtitur dorë për dore në Malibu.

Çifti asnjëherë nuk e konfirmoi zyrtarisht se ishte në një lidhje deri në vitin 2019, kur u raportua se kishin nisur krizat në marrëdhënien e tyre duke i dhënë fund gjithçkaje.