Këtë vit në South Outdoor Festival ka surpriza dhe nga ato që iu lënë pa fjalë!

South Outdoor Festival po rikthehet dhe këtë vit është flakë-flakë. Argëtim, spektakël, muzikë të mirë, aktivitete dhe shumë më tepër.

Për herë të parë në një festival shqiptar vjen një prej figurave më të njohura të skenave botërore, GIMS. Hitet e tij si “Bella”, “Desole” dhe “Est-ce que tu m’aimes”, kanë thyer rekorde në Francë dhe mbarë botën.

Performanca e tij do ta shpërthejë skenën e “South Outdoor Festival”. Vetëm kaq?

Jooo, do të kërceni nën tingujt e këngëve të Ledri Vulës, një zë që elektrizon të gjitha skenat në të cilat ngjitet.

Po kërkoni një tjetër emocion? Ka muzikë me dj më të mirë botërorë dhe e vetmja gjë që duhet të bëni është të mbusheni plot energji për të kërcyer gjithë natën, pafund.

Dj Kryder, artist që ka lënë gjurmë në botën e muzikës elektronike, bashkëpunime me artistë të njohur si David Guetta do të elektrizojë skenën.

Për ju që adhuroni muzikën techno vjen dj Yubik që po bën namin në festivalet ndërkombëtare falë seteve të tij dinamike në zhanret techno dhe progressive house.

Aarón Sevilla, dj Meksikan me stilin e veçantë që kombinon elemente të muzikës afro dhe latin house vjen për t’i magjepsuar të gjitha shijet tuaja muzikore.

Ka dhe për ju adhuruesit e ritmeve latine dhe house. Vjen Cumbiafrica që i jep ngjyrë të veçantë zhanreve muzikore.“Morenita, El Sueno apo Aguila”, e shumë hite të tjera për ta bërë 2024-ën , të paharrueshme.

Këtë vit South Outdoor Festival ka gjithçka për të qenë i paharrueshëm.

www.story.al