Këta aktorë s’i shohin kurrë filmat e tyre, por pse?

E dini që një pjesë e mirë e aktorëve të famshëm as nuk duan t’i shohin filmat e tyre? Vetëm ideja i shkakton siklet, por pse?

1. Reese Witherspoon

Aktorja përfshihet kaq shumë në role sa në fund të xhirimeve ndjen sikur ka jetuar jetën e dikujt tjetër. Prandaj, në të shumtën e rasteve edhe harron një pjesë të mirë të skenave në të cilën ka marrë pjesë.

“Mundohem t’i shmang filmat e mi, por edhe kur i shoh përpiqem të kujtoj momentin e asaj skene, por jo. S’më kujtohet asgjë dhe është kaq e çuditshme.”– është shprehur ajo.

2. Julianne Moore

Julianne Moore, një tjetër emër shumë i njohur i kinematografisë refuzon t’i shohë filmat e saj thjesht sepse i pëlqen të jetë brenda tyre, jo t’i shoh nga jashtë.

“Unë s’mund të qëndrojë ulur në një premierë dhe të shoh filmin. Unë dua të jem pjesë e filmit më shumë sesa thjesht ta shoh. Aty është sfida ime më e madhe, më shumë sesa të shoh produktin e përfunduar.”

3. Johnny Depp

I nominuar 3 herë për Oscars, Depp njihet për faktin që nuk i sheh kurrë filmat e tij. Edhe gjatë intervistave, kur në TV transmetohen pjesë të shkëputura nga filmat, ai dëgjon, por nuk e sheh ekranin.

“Më duket sikur thjesht do të më dëmtonte. Më mirë zgjedh të qëndroj injorant (me aq sa mundem) rreth rezultatit sepse në momentin që ti e ke luajtuar atë rol, puna jote ka mbaruar aty”.

4. Jared Leto

Fituesi i çmimit Oscar thjesht nuk i sheh filmat e tij sepse e di si do të përfundojnë!

5. Joaquin Phoenix

Joaquin Phoenix ka parë vetëm 2 nga filmat e tij: “Her” dhe “The Master” Ai shpresonte se duke parë punën e tij do të rritej si aktor, por kuptoi që mund ta menaxhonte edhe pa i parë.

6. Javier Bardem

Faktit që Javier i pëlqen të krijojë karaktere s’do të thotë pëlqen t’i shohë ato. Aktori nuk do të shohë performancën e tij pasi e di që nëse do ta bëjë do gjykojë punën dhe veten.