“Kenianja që u hodh nga ballkoni”, Lala rrëfen historinë tronditëse: Është abuzuar kur ka qenë e vogël

Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se historia e 22-vjeçares nga Kenia që u dhunua në Tiranë është shumë tronditëse.

E ftuar në “Opinion”, Lala tha se Joy është përdhunuar kur ka qenë e vogël dhe ka pasur një jetë të vështirë. Ajo tha se 22-vjeçarja ka ardhur bashkë me të ëmën në Tiranë për të punuar, ndërsa në Kenia ka lënë dy persona të tjerë të familjes.

“Prokuroria ka qenë shumë e interesuar që ta mbyllë këtë dosje dhe t’i japë fund, janë interesuar thjesht ta mbyllin. Ata nuk kanë marrë as mesazhet e shkëmbyera mes saj dhe shoqeve të saj si prova. Historia e vajzës nga Kenia është shumë e komplikuar. Ajo dyshohet të jetë përdhunuar kur ka qenë e vogël. E ëma ka lënë dy fëmijë të tjerë në Kenia dhe ka ardhur këtu, ka futur vajzën në punë në kazino, është e tmerrshme kur e dëgjon,”- tha Lala.