Keni parë gjëra të çuditshme nga Miriami kohët e fundit? Albani jep njoftimin e rëndësishëm

Miriam Cani ka rënë pre e një sulmi kibernetik. Partneri i saj, Alban Skënderaj ka bërë me dije se faqja e saj në Facebook është suluar nga hackers-at.

Ndërsa kërkon ndjesë për përmbajtjen që po postojnë hacker-at në faqen e saj, Albani shkruan se po punojnë për ta rimarrë sa më shpejt të jetë e mundur.

Me siguri që edhe ju do jeni habitur nga postimet e cuditshme që janë bërë së fundmi në profilin e Miriam Canit me video që shpeshherë janë për persona të rritur dhe me postime të tjera aspak normale.

Eneda Tarifës po ashtu i ka ndodhur një problem i tillë, profili i saj prej disa kohësh është në duart e hakcer-ave që bëjnë postime aspak të zakonta. Këngëtarja e ka rifituar disa herë profilin e saj por i është vjedhur prapë.

“Të dashur miq, dua t’ju bëjmë me dije që faqja zyrtare e Facebook-ut të Miriamit prej disa ditësh tashmë është marrë nga disa “hackers” në mënyrë të paligjshme.

Ju kërkojmë ndjesë për postimet e shpeshta dhe pa asnjë lidhje me Miriamin. Jemi duke punuar që shumë shpejt faqja t’i rikthehet Miriamit. Faleminderit për durimin dhe mirëkuptimin.”, shkruan Alban Skënderaj.