Këngëtarja Silvana Dollapi: Kam bërë gjoksin, jam shumë e kënaqur, kam mbledhur barkun, botoks dhe plazmën e gjakut…por s’duhet abuzuar (VIDEO)

Dollapi tha se ka bërë ngritje gjoksi, mbledhje barku, botoks, plazma gjaku në fytyrë, por theksoi se nuk duhet abuzuar.
Këngëtarja Silvana Dollapi ka rrëfyer sot të gjitha ndërhyrjet estetike që ka bërë në trupin e saj. E ftuar përmes “Skype”, në emisionin “Shqipëria Live”, Dollapi tha se ka bërë ngritje gjoksi, mbledhje barku, botoks, plazma gjaku në fytyrë, por theksoi se nuk duhet abuzuar.

Duhet të mundohemi të jemi vetvetja, duhet të mos abuzojmë, të mos i bëjmë të tepërta këto…(ndërhyrjet). Është e vërtetë që bëhesh i varur dhe do të vazhdosh. Varet nga profesioni që ke. Profesioni im si këngëtare, ta kërkon skena. Por unë nuk abuzoj. Unë jo deri tani s’jam bërë pishman, se nuk e kam tepruar. Ndoshta ma jep truri bëj ndonjë gjë tjetër. Kam bërë gjoksin, jam shumë e kënaqur, s’jam pishman. E kisha të rritur po kur linda gocën ngelin ato pasojat e kisha të nevojshme të bëja ngritje. Përveç gjoksit kam mbledhur barkun. Me fytyrën më shumë bëj plazmën, botoks kaq, s’kam bërë gjëra të tepruara. S’kam shumë kohë që bëj ndërhyrje. Tri vite kam.